» Panairi i Energjisë, IQT pavion për promovimin e standardeve
Postuar më: 10/11/2014

Panairi i Energjisë, IQT pavion për promovimin e standardeve

 

Eshtë mbajtur në Tiranë, nga data 7-9 Nëntor Panairi i Energjisë, “Energjia, Sfida e së Ardhmes” e organizuar nga Ministra e e Energjisë dhe Industrisë.ergjisë dhe Industrisë.
Panairi  kishte për qëllim zhvillimin e  progresit dhe inovacionit të mëtejshëm në këtë sektor jetik, duke mbledhur aktorët kryesorë që veprojnë në Fushën e Energjitikës, Hidrokarbureve dhe Energjisë se Rinovueshme në Shqipëri.
Në Panar kishte pavionin e tij dhe Inspektoriati Qendror Teknik në të cilin u promovuan standardet në sistemet elektrike në vend.
Panairi paraqiti kapacitetet dhe mundësitë për zhvillimin energjetik, shkëmbimin e eksperiencave mes aktorëve brenda vendit dhe atyre nga jashtë vendit që operojnë në Shqipëri.
Panairi “Energjia, Sfida e së Ardhmes” ishte një kontribut i rëndësishëm për prezantimin dhe njohjen e Energjinë së Rinovueshme, duke bërë bashkë produktet e reja që kanë lidhje me Energjinë Diellore, Erën, Ujin dhe Biomasën.
Në axhendën 3 ditore të Panairit u planifikuan disa konferenca, seminare dhe takime B2B, duke u dhënë mundësinë ekspertëve të fushës të ndajnë eksperiencën e tyre, të shkëmbejnë mendimet, diskutojnë zhvillimet e fundit dhe sfidat e këtij sektori.

Kontakt