» Njoftim mbi ngjarjen e ndodhur në datën 27.01.2021
Postuar më: 29/01/2021

Njoftim mbi ngjarjen e ndodhur në datën 27.01.2021

Në datën 27.01.2021 rreth orës 16:00, nëpërmejt medias është marrë informacion se në shkollën “Ndre Mjeda” në lagjen : “Qemal Stafa” Shkodër, në një ngrohës me GLN të vendosur në një klasë për të ngrohur ambjentin, ka rënë zjarr.
Inspektorët e ISHTI të sektorit verior janë paraqitur në shkollë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë kontaktuar me personelin, konkretisht me drejtoreshën e shkollës dhe punonjësin e mirëmbajtjes. Në shoqërin e tyre është vizituar ambjenti ku ndodhej ngrohësi dhe është bërë kqyrja e bombolës së GLN dhe ambjentit duke e shoqëruar procesin me fotografim të këtyre pajisjeve.

Nga kqyrja në vendngjarje arrihet në konkluzionin se:
Zjarri ka rënë në pjesën e brendëshme të ngrohësit dhe pikërisht në vendin e bashkimit të tubacionit gomës që lidh bombolën GLN me valvulën e ngrohësit.
Rezulton që tubacioni i gomës është i çarë dhe tek kjo e çarë ka rrjedhur gaz duke shkaktuar zjarr nën  prezencën e nxehtësisë të vet vatrave të ngrohësit. Bombola e Gln që ka qënë e montuar është 10 kg, në kushte teknike shumë të mira, me ngjyrën përkatëse të Sha që furnizon shkollën me GLN. Bombola i është nështruar kontrollit periodik teknik dhe etiketa përkatëse është e vendosur në qaforen e bombolës.

Pas kqyrjes së paisjeseve, vendngjarjes dhe fotografimit, u la detyrë të mos përdoret asnjë ngrohës pa ndërruar tubacionet e gomës.
Gjatë inspektimit janë administruar:
1. Foto të pajisjeve në vendngjarje
Kontrata e furnizimit me gaz GLN midis Drejtorisë Ekonomike të Arsimit, Bashkia Shkodër dhe Land – Fiori Gaz Sha.
2. Certifikimi i bombolës GLN

Zjarri ka qënë i përmasave të vogla. Dhe është shuar menjëherë. Nuk ka dëme njerëzor apo materiale.

Kontakt