ISHTI: SUBJEKTI NUK RESPEKTOI LIGJIN, INSTALOI FSHEHURAZI NËN TOKË CISTERNËN, PA ASNJË KUSHT TEKNIK
ISHTI: SUBJEKTI NUK KA PARAQITUR KERKESË PËR REGJISTRIM PRANË INSPEKTORATIT SHTETËROR TEKNIK DHE INDUSTRIAL
ISHTI SHKRESË HAKI ÇAKOS PËR BASHKEPUNIM
Inspektore të ISHTI kane mbërritur menjehërë në vendngjarje sapo janë informuar për atë që ka ndodhur në subjektin IL CAVALIERO me pronar Besnik Zejnuni në plazhin e Velipojës. Pas verifikimeve nga inspektorët rezulton se subjekti ka të instaluar rezervuar GLN me volum 1000 litra nëntokesor (e mbuluar me rërë) jashtë të gjitha kushteve teknike (poshtë dyshemesë së lokalit dhe afër shkallëve), duke e bërë të pamundur shërbimet e nevojshme teknike apo zhvendosjen e saj në rast nevoje.
Kështu ky subjekt në kundershtim me detyrimet e ligjit 32/2016 Neni 7 pika 1 subjekti asnjëherë nuk ka paraqitur kërkesë në ISHTI për regjistrimin e pajisjes, duke vënë në shfrytëzim një pajisje të jashtëligjshme. Pas verifikimit rezulton se shkaku i eksplozionit me pasojë rënien e zjarrit, është rrjedhja e gazit në ambientet e brendshme të lokalit.
Kjo ka ndodhur për shkak të mos respektimit të kushteve teknike të instalimit.
Në zbatim te ligjit 32/2016 dhe 10489 të gjithë operatorët ekonomik që shfrytëzojnë pajisje nën presion mbajnë përgjegjësi për sigurinë teknike të instalimit si dhe kanë detyrimin ligjor për paraqitjen pranë ISHTI të dokumentacionit tekniko ligjor për regjistrimin e pajisjes.
Duke iu referuar subjektit konkret rezulton se ky i fundit nuk ka plotesuar detyrimin ligjor ndaj ISHTI.
Ky subjekt nuk ka respektuar ligjin duke mos kerkuar apo bere deklarimin pranë ISHTI për instalimin e kësaj pajisje nën presion.
Ndaj ketij rasti u mor masa përkatese administrative sipas ligjit.
Ndërkaq Kryeinspektori i është drejtuar me një shkresë Drejtorit të Përgjithshem të Policise së Shtetit me një shkresë zyrtare ku kërkon bashkëpunim për realizimin e detyrave te funksionarëve të ISHTI, sidomos për ato raste problematike.
ISHTI KA BËRË KALLEZIM PENAL PËR SUBJEKTIN NË VELIPOJË. Kallëzimi është bërë për instalimin pa leje të pajisjes nën presion.