Comment are off

Ndërrimi i viteve, ISHTI këshilla qytetarëve për bombolat

Festa e ndërrimit të viteve shoqërohet me përdorimin më të madh të bombolave të gazit nga konsumatorët familjarë dhe bizneset private. Për këtë arsye Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial këshillon të gjithë qytetarët të jenë të kujdësshëm gjatë përdorimit të bombolave duke u kërkuar:

– Të mos përdorin bombola të vjetra me shenja të dukshme të korrozionit që janë jashtë afateve të kolaudimit

– Bombolat nuk duhet të mbushen në dyqane që kryejnë tranzvazimin nga një bombol e madhe në një më të vogël

– Nuk duhet të mbushen në pikat e karburantit

– Në të gjitha rastet nga Shitësi i bombolave të mbushura duhet të pajisen me fletë palosjen për cilësinë e vetë bombolës, të instalimit dhe përdorimit

 

Po ashtu ISHTI e gjen me vend të përcjellë disa udhëzime për përdorimin e bombolave

– Bombola kur nuk sistemohet jashtë, nuk duhet të vendoset në nivele më të ulëta se sipërfaqia e ambientit ku rrihet

– Bombola nuk duhet të përmbyset ose të lihet shtrirë

– Bombola dhe tubi fleksibël nuk duhet t’u ekspozohen burimeve të nxehtësisë

– Zëvendësimi i bombolës nuk duhet të bëhet në prani të flakës, thëngjinjve të një sobe druri ose pajisjeve elektrike në funksionim.

– Para se të bëhet zëvendësimi duhet siguruar që ventili i bombolës që do të zëvendësohet të jetë i mbyllur.

-Tubi fleksibël jo metalik nuk duhet të ketë gjatësi më të madhe se 1 metër, duhet të kontrollohet rregullisht për dëmtime ose plasaritje dhe të zëvendësohet brenda 5 vjetësh nga data e shënuar në tub.

– Guarnicioni që bashkon ventilin me rregullatorin e presionit duhet të ndërrohet pas çdo zëvëndësimi të bombolës.

– Mbas çdo zëvëndësimi të bombolës duhet të kryhet prova e hermeticitetit të instalimit me ujë e sapun.

Asnjëherë të mos bëhet prova me flakë. Mbas kësaj të bëhet prova e ndezjes të pajisjes përdoruese.

-Kur ndjehet erë gazi, qëllimisht nga prodhuesi i është hedhur ky lloj aromatiku, duhet mbyllur ventili i bombolës, nuk duhet kryer asnjë veprim sidomos goditje metalike apo kyçje/çkyçje e çelësit të dritave dhe kryhet ajrosje e plotë e ambientit nëpërmjet hapjes së dritareve dhe dyerve mbasi gazi është më i rëndë se ajri dhe përhapet në dysheme.

– Kryhet kontrolli i instalimit nga një person i specializuar

Shpërnda