» Mungesa e standardeve, IQT penalizon 8 subjekte për muajin Maj
Postuar më: 11/07/2014

Mungesa e standardeve, IQT penalizon 8 subjekte për muajin Maj

Inspektoriati Qendror Teknik vijon kontrollet në drejtim të respektimit të standardeve përsa i takon tregtimit të gazit dhe naftës e gazit në vendin tonë.
Edhe gjatë muajit Maj, inspektorët e drejtorisë së inspektimit të gazit dhe naftës kanë kryer kontrolle në pikat e tregtimit të gazit e naftës në mbarë vendin ku janë konstatuar shkelje të ligjit dhe mosrespektim të standardeve në 8 subjekte.

Sipas statistikave për muajin Maj, nga të dhënat rezulton se në 5 prej këtyre subjekteve është vërejtur mungesë dokumentacioni në lejimin e ushtrimit të aktivitetit të tyre, ndërsa  tre subjektet e tjera janë gjobitur për shkak të mosrespektimit të standardit për sa i takon nivelit të squfurit në naftë dhe pikës së flakërimit.

Më poshtë lista e subjekteve të gjobitura për muajin Maj

Kontakt