» Licencat, IQT: Të plotësohet dokumentacioni i duhur
Postuar më: 25/11/2014

Licencat, IQT: Të plotësohet dokumentacioni i duhur

Inspektoriati Qendror Teknik i ka bërë thirrje subjekteve të biznesit që duan të pajisen me licencën  për impiantet e përpunimit të nënprodukteve të naftës, që të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor në bazë të VKM, nr.755, datë 12.11.2014.IQT u tërheq vëmendjen këtyre subjekteve që të dërgojnë pranë drejtorisë për miratimin e kartës teknologjike dhe të vërtetimit teknik per respektimin e kushteve dhe normave teknike.

Gjithashtu, kërkohet që pas plotësimit të dokumentacionit, të dërgohet aplikimi në Ministrinë e Energjisë për të përfituar licencënn e përpunimit.

Sipas njoftimit të IQT, afati gjashtëmujor i përcaktuar në nenin 15 të ligjit të sipërshënuar, duhet të respektohet, pasi veprimtaria jashtë këtij afati konsiderohet e paligjshme.

KLIKO për tu njohur me ligjin

Kontakt