» ISHTI: Kontrolle intensive për sigurinë e bombolave të gazit
Postuar më: 06/01/2017

ISHTI: Kontrolle intensive për sigurinë e bombolave të gazit

Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial vijon kontrollet intensive në të gjithë vendin në  pikat e mbushjes dhe të tregtimit të bombolave të mbushura duke monitoruar  vecanërisht cilësinë dhe standartet e sigurisë së ofrimit të këtij shërbimi. Duke e fokusuar monitorimin tek siguria teknike e bombolave, dhe lejimi i shitjes së tyre vetëm në pikat e autorizuara, I.SH.T.I. u kërkon qytetarëve të marrin në këto pika të autorizuar vetëm bombola të certifikuara.

Bashkëpunim me Pushtetin Vendor

I-  Ky institucion po kryen kontrolle në të gjithë vendin në bashkëpunim me Pushtetin Vendor, në varësi të të cilit janë Policia Bashkiake dhe Sektori Zjarrfikës

Inspektorë të I.SH.T.I.  në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, specifikisht me dy institucionet në varësi të saj Policinë Bashkiake dhe Drejtorinë e Shërbimit Zjarrfikëses, ishin në një pikë karburanti ne kryeqytet, ku ndoqën nga afër  procesin e tregtimit te Gln per automjete dhe te tregtimit te bombolave me Gln për konsumatorët familjarë.

Kontroll i sh.a. per bombolat si detyrim ligjor 

II Në zbatim të Urdherit Nr. 323 dt. 04.10.2016 të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, z. Damian Gjiknuri, në bashkëpunim edhe me strukturen prane M.E.I. – it, ISHTI është angazhuar intensivisht  për kontrolle në të gjithe Operatoret Ekonomik (Sh.a.) të cilët kanë të drejtën e mbushjes së bombolave me Gln dhe mbajnë përgjegjësi për sigurinë teknike të tyre përpara futjes në treg, si dhe ne Pikat e karburantit te cilat ne zbatim te ligjit mund te tregtojne Gln për Automjete apo bombola të mbushura për konsum familjar.

Grupi i punës nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial, vazhdojnë të inspektojnë nga afër të gjithe Operatoret Ekonomik (Sh.a.) si dhe pikat e tregtimit te bombolave me Gln fokusuar tek respektimi i standarteve të cilësisë dhe sigurisë teknike.

Mesazh për qytetarët

III- Ndërsa temperaturat e ulëta shoqërohen me konsum më të madh të gazit nga konsumatorët familjare dhe në kushtet kur I.SH.T.I. në bashkëpunim me institucionet e tjera vijon kontrollet në të gjithë vendin, ky institucion fton qytetarët të mos mbushin bombola gazi në pikat e karburantit

Drejtori i Inspektimit të pajisjeve nën presion pranë I.SH.T.I. z. Arjan Goshi, gjatë një prononcimi për mediat, ftoi qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë perdorimit të bombolave të gazit ne ambientet familjare si dhe gjate blerjes se bombolave në pikat e pikat e licensuara te tregtimit te tyre.

Ai bëri këtë apel për qytetarët  duke i ftuar :

1- Të mos përdorin bombola të vjetra me shenja të dukshme të korrozionit që janë jashtë afateve të kolaudimit

2- Bombolat nuk duhet të mbushen në dyqane që kryejnë tranzvazimin nga një bombol e madhe në një më të vogël

3- Nuk duhet të mbushen në Autogaze prane Pikave te Karburantit

4- Në të gjitha rastet nga shitësi i bombolave të mbushura duhet të pajisen me fletë palosjen mbi menyrën e instalimit dhe përdorimit

Duke iu referuar ligjit per akcizën e gazit, ndryshimi i cmimit të këtij produkti ka hyrë në fuqi që prej datës 1 janar 2017, informohen qytetarët se bombolat GLN nuk reflektojnë rritje të cmimit të gazit, por ky cmim i ri prek vetëm gazin për automjete duke e konsideruar këtë nenprodukt të naftës si karburant.

Nisur nga fakti se tregtimi i Gln ne Autogaze kryhet me Litra ndërsa me bombola kryhet me peshë, në KG, është në interesin e qytetarëve që Gln te blejnë me bombola mbasi për të njëjtën sasi lekësh marrin me shume Gln.

Njoftim. Numri Jeshil i ISHTI: 04 22 58 539

 

 

 

Kontakt