» Hyn në fuqi ligji i ri për përpunimin, transportin dhe tregtimin e naftës dhe gazit
Postuar më: 26/08/2014

Hyn në fuqi ligji i ri për përpunimin, transportin dhe tregtimin e naftës dhe gazit

Nga data 23 gusht, në vendin tonë ka hyrë në fuqi ligji i ri i ndryshuar i hidrokarbureve i cili synon respektimin e standardeve në prodhimin dhe tregtimin e naftës e gazit.
Me miratimin e ligjit në kuvend më 10 korrik, në datën 8 gusht ligji u botua në Fletoren Zyrtare dhe sipas rregullores, 2 javë më pas nis zbatimi i tij. Më herët, kreu i Inspektoriatit Qendror Teknik Adrian Cela e ka konsideruar urgjente nevojën e hartimit të një ligjit të tillë i cili do të vërë kontroll mbi cilësinë dhe standardet e naftës e nënprodukteve të saj që prodhohen në vend.

Kliko për të lexuar ligjin e plotë

Kontakt