Drejtoria e Sistemeve të Gazifikimit dhe Impianteve Kombëtare (DSGIK)

MISIONI I DSGIK

Drejtoria e Sistemeve të Gazifikimit dhe Impianteve Kombëtare (DSGIK) e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial ka në fokus të aktivitetit të saj, garantimin e sigurisë së jetës së njerëzve, mjedisit dhe vlerave materiale në aktivitet e transportimit, shpërndarjes, furnizimit dhe përdorimit të gazilit natyror në mënyrë që në këto aktivitete të zbatohen rregullat dhe standardet teknike, si dhe masat për mbrojtjen e territorit dhe të mjedisit, dhe masat mbrojtëse kundra zjarrit..

Misioni DSGIK në inspektimin teknik të veprimtarive të sektorin e gazit natyror bazohet në parimet e mëposhtme:

Grantimi i sigurisë së punës në veprimtarinë e sektorit të gazit natyror, përfshirë ndërtimin dhe operimin e objekteve dhe instalimeve për transmetimin, shpërndarjen, depozitimin, terminalet e gazit natyror të lëngëzuar (GNL), si dhe ndërtimin e operimin e infrastrukturës së gazit natyror, sipas legjislacionit të sektorit të gazit natyror;
Në sigurinë dhe besueshmërinë e furnizimit me gaz natyror dhe të funksionimit të sistemit të gazit natyror;
Zvogëlimin e efekteve negative mjedisore nga veprimtaritë në sektorn e gazit natyror nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit në arritjen e qëllimeve të politikës kombëtare , ekonomike dhe sociale;
Në mosdiskriminimin, transparencën dhe sigurinë ligjore në veprimtaritë e sektorit të gazit natyror.

QËLLIMI I DSGIK

Kryerja e inspektimeve të objekteve dhe instalimeve për transportin, shpërndarjen dhe depozitimin e gazit natyror, si dhe të terminaleve të gazit natyror të lëngëzuar, si dhe të çdo objekti apo instalimi që lidhet me gazin natyror, përfshirë edhe ndërtimin dhe operimin e objekteve e instalimeve dhe të infrastrukturës së gazit natyror, me qëllim garantimin e sigurisë së jetës së njerëzve, mjedisit dhe vlerave materiale në aktivitet e transportimit, shpërndarjes, furnizimit dhe përdorimit të gazilit natyror, si dhe funksionimin e një tregu të hapur dhe konkurues të gazit natyror.

OBJEKTIVAT E DSGIK

Të bashkërendojë punën me institucione dhe subjekte të tjera në fushën e sigurisë së rrjeteve dhe instalimeve të infrastrukturës së gazit, si pjesë e infrastrukturës kritike, duke bashkërenduar gjithashtu me institucione dhe organizma homologe në nivel rajonal dhe Evropian.
Të inspektojë dhe mbikqyrë subjektet që operojnë në sektorin e gazit natyror lidhur me respektimin e normave dhe rregullave teknike për të garantuar punën pa rrezik në të gjitha impiantet dhe instalimet në sektorin e gazit natyror, si dhe lidhur me marrjen e masave mbrojtëse kundra zjarrit dhe për mbrojtjen e mjedsit.
Të inspektojë dhe mbikqyrë sigurinë e paisjeve, impjanteve, instalimeve dhe rrjetave të transmetimit, e shpërndarjes së gazit natyror, të terminaleve të gazit natyror të lëngëzuar (GNL), të depozitave nëntokësore të gazit natyror, të gazit natyror të ngjeshur (GNN), si dhe të çdo pajisje dhe instalimi tjetër që shërben për transportim, shpërndarje dhe përdorim të gazit natyror, duke vlerësuar edhe konformitetin e tyre me ligjet, rregulloret teknike dhe standartet në fuqi.
Të inspektojë dhe mbikqyrë tregun për produktet (pajisjet) e gazit natyror, lidhur me sigurinë e tyre referuar kërkesave ligjore, të parandalojë praktikat tregëtare të paligjshme me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe krijimin e mundësive që bizneset të konkurojne ne një treg të rregullt dhe të barabartë.

SHTRIRJA E FUSHËS SË INSPEKTIMIT TË DSGIK

Në procesin e inspektimit teknik, nga ana e inspektorëve të DSGIK do të përfshihet inspektimi për çështjet si më poshtë, por pa u kufizuar, lidhur me:

a).- disponimin e lejes së ndërtimit dhe operimit të infrastrukturës së gazit natyror miratuar nga Këshilli i Ministrave

b).- disponimin e dokumentacionit të plotë teknik për vendosjen e pajisjeve dhe të instalimeve

c).- verfifikimin nëse instalimi dhe testimi i pajisjeve të gazit është kryer ne përputhje me ligjin dhe rregullat teknike përkatëse,

ç).- respektimin e kushteve që përfshihen në marrëveshjen e lidhur në perdorimin e instalimeve në sektorin e gazit

d).- verifikimin nëse ka modifikime të miratimit të dhenë që ndryshojnë objektin e këtij miratimi

dh).- verifikimin nëse është kryer kontrolli dhe testimi në përputhje me rregullat teknike dhe standardet e instalimeve,

e).- kontrollin nëse punëmarrësit që përdorin dhe mirëmbajnë instalimet e gazit janë pajisur me dëshmitë përkatëse,

ë).- verifikimin nëse është i plotë dokumentacioni në dosjen teknike të shërbimit të ngarkuar për kontrollin,

f).- verifikimin nëse respektohen distancat e sigurisë në rastin e:

i.- zgjedhjen e gjurmës,

– vendosjes së tubacionit në tokë,

iii.- vendosjes së tubacionit në sipërfaqe

iv.- vendosjes në hapësirat publike që preken nga trafiku rrugor dhe hekurudhor,

v.- kalimit në plane dhe rrjedhjeve të ujërave,

vi.- kalimit në pyje

g).- verifikimin nëse është kryer kontrolli i tubove dhe pajisjeve ndihmëse konform normave dhe specifikimeve të lejuara (dokumentacioni)

i.-. realizimi i kontrollit gjatë montimit (proces-verbalet e provave) dhe mbrojtja e tubacionit

ii.-. realizimi i kontrollit në instalimet anekse, kontroll mbi distancat e vendosjes, rrethimi, ndërtesat dhe lokalet, mbrojtja nga rreziqet elektrike, parandalimi i ndotjes së ujërave, mjetet e mbrojtjes nga zjarri, vendet e kontrollit etj.

gj).- verifikimin nëse zbatohen rregullat e shfrytëzimit; Udhëzimet dhe instruksionet, mirëmbajtja, punimet, mbikëqyrja, ndërhyrjet etj

Kontakt