Drejtoria e Laboratorit Qëndror (DLQ)

MISIONI

Drejtoria e Laboratorit Qëndror në të cilën përfshihet dhe Laboratori i Kontrollit të Naftës dhe Gazit pranë Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial, në aktivitetin e tij për kryerjen e kontrollit dhe testimeve për nënprodukuktet hidrokarbure, ka si objektiv kryesor ofrimin e një shërbimi të bazuar në praktikat bashkëkohore të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare që mbulojnë fushën e tij të shërbimit për testimin e kampioneve të marra në dogana, tregun e brendshëm dhe të tretë.

LABORATORI I KONTROLLIT TË NAFTËS DHE GAZIT

Ne si Laborator jemi të angazhuar që çdo veprimtari të jetë në përputhje me kërkesat e standardit SH EN ISO / IEC 17025, e cila bën të mundur rritjen e saktësisë dhe besueshmërisë së tërësisë së analizave që kryhen nga ky laborator. Në mënyrë të vazhdueshme ndërmerren aktivitete që përmirësojnë efiçencën dhe aktivitetin e sistemit të menaxhimit të cilësisë. Më datë 20.06.2016 Laboratori i Kontrollit të Naftës dhe Gazit i Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial është riakredituar me numër regjistrimi LT 055, si Laborator Testues.

Është akredituar për të kryer analiza laboratorike në përputhje me S SH ISO/IEC 17025:2006. “Kërkesa të Përgjithshme për Kompetencën e Laboratorëve Testues dhe Kalibrues”.

Njëkohësisht objektiv në vazhdimësi ngelet zgjerimi i aktivitetit të kryerjes së testimeve, shtimin e aparaturave të reja për të plotësuar testimin e të gjithë treguesve sipas standardeve në fuqi. Mbajtjen nё gadishmёri të plotë teknike tё sistemit tё aparaturave laboratorike. Trajnimin nё vazhdimёsi të personelit, nё fushat e aktivitetit testues, zhvillimit të metodikave të reja standarde, pjesëmarrje në teste zotësie dhe krahasime ndërlaboratorike si dhe plotësimin e kërkesave e sugjerimeve të paraqitura nga subjektet.

Analizat fiziko – kimike të hidrokarbureve që kryhen janё nё pёrputhje tё plotё me standardet europiane dhe ndёrkombёtare. Vazhdimisht ka asistencë teknike nga ekspertë të huaj për kalibrim, mirëmbajtje dhe shërbime. Aparatet monitorohen me standarde të çertifikuara për të rritur saktësinë e rezultatit të raportuar. Nënproduktet e naftës që analizohen në laborator janë në përputhje me standardet si më poshtë.

Gazoil standard S SH EN 590 : 2013.
Benzinë Aviacioni standard S SH DERD 2494: 98:2000.
Benzinë standard S SH EN 228 : 2012+A1:2017.
Produkte të lëngëta të naftës: FAME për motorat diezel dhe për ngrohje S SH EN 14214:2012 +A1 :2014.
Bioetanol standard S SH EN 15376 : 2014.
Bitum Nafte Standard S SH EN 12591: 2009
Butan – Gaze të lëngët nga nafta, standard S SH ISO 9162:2013.
Vajra lubrifikante.
Gaz i lengët nga nafta S SH EN 589 : 2008 + A1 : 2012 (E).
Lënde djegëse për përdorim industrial (Gazoil ≤ 1% ) S SH UNI 6579:2011.
Lënde djegëse të lëngëta për përdorim termik civil dhe industrial Mazut S SH 6579 : 2011.
Propan Gaze të lëngët nga nafta, standard S SH ISO 9162:2013.
Lëndë djegëse të lengëta për përdorim termik civil dhe industrial Solar S SH 6579 : 2011.
Karburant për aviona me turbinë, standard S SH JET-A1 99 : 2000.
Tretësa S SH 26:1986.
Naftë bruto S SH 51:1986.

Laboratori i Kontrollit të Naftës dhe Gazit përgjigjet për:

Pritjen dhe marrjen në dorëzim të kampioneve të produkteve të naftës dhe të gazit në çdo kohë të ditës e të javës, sipas dokumentacionit përkatës për këtë qëllim.
Kryerjen e testimeve laboratorike të mostrave të produkteve të naftës dhe të gazit të marrë në dorëzim, para zhdoganimit dhe nё tregun e brendshëm duke zbatuar metodat dhe standardet në fuqi.
Lëshimin e çertifikatës së cilësisë së produkteve të naftës dhe të gazit, në afatet e caktuara në urdhrin përkatës të ministrit.
Pritjen dhe marrjen në dorëzim të kampioneve të produkteve të ndryshme të sjella për analizë nga dhe për të tretë, sipas dokumentacionit dhe proçedurave përkatëse për këtë qëllim.
Në rast nevoje dhe me urdhër të Kryeinspektorit, merr mostra përfaqësuese për produktet që do të analizohen në laboratorin e tij.

Kontakt