» Analiza 6 mujore, ISHTI: Janar – Qershor 2016 arkëtohen 163.601.439 lekë
Postuar më: 03/08/2016

Analiza 6 mujore, ISHTI: Janar – Qershor 2016 arkëtohen 163.601.439 lekë

Inspektorati Shtetëror Teknik e Industrial, përmes punës intensive të të gjitha hallkave të këtij institucioni,  ka  shënuar rezultate konkrete  me tregues tejet  pozitivë për periudhën Janar – Qershor 2016 , krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë . Por rezultatet janë optimiste edhe krahasuar me vitet e shkuara.  Falë punës dhe angazhimit të kryeinspektorit  dhe inspektorëve të këtij institucioni si dhe drejtorive përkatëse, është bërë e  mundur që vetëm gjatë kësaj  periudhe  detyrimet e mbledhura( gjobat)  krahasuar me të njëjtën  periudhë  të një viti më parë  të jenë  shumëfishuar në mënyrë të  dukshme. Sipas të dhënave janë mbledhur  46,440,282 lekë (dyzet e gjashtë milionë e katërqind e dyzet mijë e dyqind e tetëdhjetë e dy mijë lekë të reja) ndërsa në 6 muajt e parë të 2015 janë mbledhur  340.102 lekë (treqind e dyzet mijë e njëqind e 2 lekë  të reja), duke  shumëfishuar mbledhjen e  detyrimeve me një  diferencë prej  46.100.180 lekë më shumë.  Por jo vetëm kaq, nga të dhënat  rezulton se gjithsej për periudhën   01 Janar- 30 Qershor 2016 institucioni i ISHTI  ka arkëtuar  163.601.439 lekë, duke përfshirë këtu edhe gjobat e arkëtuara nga detyrimet  e prapambetura,  nga të cilat:

  1. shërbimet 101.006.120 lekë;
  2. debitorët e trashëguar 5.735.383 lekë;
  3. kamatë vonesa 10.396.954 lekë
  4. gjoba të arkëtuara 46.440.282 lekë;
  5. të ndryshme ( 21.700 lekë)

 

Për periudhën  01 Janar- 30 Qershor 2016 fatura të prera nga DING 129.898.500 lekë të ndara si më poshtë:

  1. dogana 215.000 lekë;
  2. tregu i brendshëm (Sha) 005.000 lekë;
  3. të tretë 000 lekë;
  4. me shmangie 000 lekë;
  5. vërtetime teknike 468.500 lekë
  6. shpk 025.000 lekë;

 

Të arkëtuara nga 01 Janar- 30 Qershor 2016 për DING 95.848.120 lekë.

Mbeten të paarkëtuara fatura nga shërbimet 34.050.380 lekë, nga të cilat:

  1. dogana 238.200 lekë;
  2. të tretë 000 lekë;
  3. tregu i brendshëm (Sha) 005.180 lekë;
  4. vërtetime teknike 000 lekë;
  5. shpk 277.000 lekë;
  6. me shmangie 000 lekë;

 

Të ardhurat e DIPIE:

  1. faturuar 4.635.000  lekë ( miratim projekti + akt ekspertizë)
  2. arkëtuar 555.000 lekë ( miratim projekti + akt ekspertizë)
  3. diferenca 80.000 lekë (fatura të likujduara në fillim të muajit korrik 60.000 lekë)

 

Të ardhura nga Lab. Tekstil:

  1. faturuar 603.000 lekë
  2. arkëtuar 603.000 lekë

 

Për periudhën 01 Janar- 30 Qershor 2016 janë rregjistruar gjobat e vitit 2016.

DING në vlerën  127.200.000 lekë (205 subjekte, arkëtuar 16 subjekte)

DIPNP në vlerën e 2.400.000 lekë(12 subjekte, arkëtuar 1)

DIPIE në vlerën 950.000 lekë (7 subjekte, arkëtuar 1 subjekt)

Vlera e arkëtuar për 2016 është 15.670.000 lekë.

 

Analiza gjashtëmujore e punës dhe treguesve të aktivitetit të ISHTI  përkon me një vjetorin e daljes së VKM nr. 410, datë 13.05.2016 2015 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial”, periudhë e cila është karakterizuar nga një  aktivitet intensiv në punën e  drejtorive, sektorëve dhe çdo punonjësi e që pasqyrohet në treguesit në rritje të punës së ISHTI – t.  VKM nr. 410, dalja e disa VKM  të tjera të cilat ndihmojnë punën e drejtorive të Institucionit, Urdhërat e Ministrit të dala gjatë kësaj periudhe kanë rritur bashkëpunimin e bashkëveprimin e veprimtarisë të të gjithë sektorëve e drejtorive ku vlen të përmendet dhe mbështetja e ndihma konkrete e dhënë nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë.

Në analizën  e 6 muajve  të parë të vitit 2016  rezulton që  në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

-Aktiviteti i tregtimit me shumicë i naftës dhe nënprodukteve të tyre kryhet nga shoqëritë aksionere të Licencuara të cilat në total janë 152 shoqëri të tregtimit me shumicë.

Është ushtruar kontroll në të gjitha shoqëritë anonime për produktet që kanë tregtuar dhe që kanë patur gjendje dhe për periudhën Janar – Qershor 2016 janë marrë 292 mostra për kontroll cilësor me tarifë.

Po ashtu në bazë të të dhënave në 6 mujorin e parë të vitit 2015 nga subjektet e tregtimit me shumicë janë faturuar 10, 815,000 lekë, ndërsa për 6 mujorin e parë të vitit 2016 nga subjektet e tregtimit me shumicë janë faturuar 20,005,000 lekë, pra janë faturuar 9,190,000 lekë më shumë.  Po ashtu  në gjysmën e parë të këtij viti , nga Janari deri në fund të muajit Qershor janë arkëtuar 14,999,820 lekë. Po ashtu nga të dhënat  zyrtare për periudhën analizuese të vitit 2016 janë faturuar 75,025,000 lekë, janë likujduar 47,748,000 lekë.

Për vitin 2015 janë likujduar 29,790,00

Për periudhën Janar – Qershor 2016 janë marrë mostra për kontroll cilësor parazhdoganimit në zbatim të Urdhërit të Ministrit nr. 6, datë 09.01.2015  dhe janë faturuar gjithësej 18,215,000 lekë nga të cilat janë likujduar 16,976,800 lekë.

Për vitin 2015 janë faturuar 17,008,666 lekë.

Në vitin 2016 janë faturuar 1,206,334 lekë më shumë.

Në zbatim të Urdhërit të Ministrit nr. 76, datë 18.3.2015 “Për procedurat dhe tarifat e lëshimit të vërtetimit teknik…” për periudhën Janar – Qershor 2016 janë shqyrtuar kërkesat e subjekteve për pajisje ose rinovim të vërtetimeve teknike dhe janë pajisur me vërtetime Teknike 470 subjekte.

Janar – Qershor 2016 janë faturuar 15,468,500 lekë dhe janë likujduar 15,318,500 lekë

Janar – Qershor 2015 janë faturuar 10,350,000 lekë.

Për 6-mujorin e parë të vitit 2016 janë faturuar 5,185,500 lekë më shumë se 6-mujorin e parë të vitit 2015.

Janë inspektuar për kontroll cilësor për marrje mostra (sondazh) subjekte të tregtimit me shumicë e stacione të  karburanteve dhe janë marrë gjatë inspektimeve 475 mostra për analizim.

Janë inspektuar dhe subjektet Konsumatorë të mëdhenj, është bërë databazë për to, janë marrë mostra për kontroll cilësor për produktet që përdorin si dhe për dokumentacionin e furnizimit.Gjatë periudhës Janar – Qershor 2016 janë ushtruar inspektimet në sha dhe shpk në zbatim të ligjit nr. 10433 datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqiperisë”, dhe në zbatim të detyrave të ngarkuara sipas ligjit nr. 8450 datë  24.02.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre” , i ndryshuar.

Në total janë kryer 3066 Inspektime nga të cilat 2186 inspektime në shpk dhe sha 880.

Po ashtu gjatë muajit Shkurt të gjitha Prefekturave  me anë të një shkrese ISHTI i  ka kërkuar që së bashku me strukturat përgjegjëse të Pushtetit Vendor të ngrihen grupe të përbashkëta për kontrollin e tregut të bombolave të GLN ashtu sikurse edhe Ministria e Punëve të Brendshme me shkresën nr. 844 Prot. dt. 08.02.2016 u është drejtuar Prefektëve të Qarqeve.  Disa Prefektura i janë përgjigjur kërkesës si ajo e  Shkodrës, Lezhës, Beratit, Vlorës, Korçës, Fierit, Elbasanit  dhe Durrësit dhe inspektorët e ISHTI – t  janë bërë pjesë e Task Forcave të ngritura në Qarqe.        

 

Gjatë periudhës Janar – Qershor 2016 ka patur disa aksidente në ambiente në të cilat përdoreshin bombola me GLN, disa dhe me pasoja tragjike të cilat pavarësisht se nuk kanë ardhur si pasojë e shpërthimit të bombolave, përsëri tregojnë se sa e rëndësishme është garancia teknike e tyre dhe mënyra e shfrytëzimit.

Nga analizat e ngjarjeve të gjitha  aksidentet kanë ndodhur nga pakujdesia, prej rrjedhjes së GLN- së  nga ventili i bombolës ose i tubit lidhës nga reduktori deri te vatra, nga instalimi i gabuar si dhe nga pakujdesia e personave gjatë kontrollit për rrjedhje të GLN-së.Me  program  kontrolli  dhe Autorizim të Kryeinspektorit Nr 5701/1 dt. 10.06.2016 grupet e kontrollit kanë kryer  inspektim në 73 subjekte përdorues të paisjeve nën presion kryesisht Bar – Restorant – Hotel në zonat bregdetare – turistike, Shëngjin, Velipojë dhe Shkëmbi i Kavajës.

Gjatë 6 Mujorit të Parë të Vitit 2016 nga inspektorët janë kryer:

  1. 987 inspektime në subjekte
  2. 1 738 inspektime në pajisje nën presion
  3. Gjatë këtij 6-mujori kanë ndodhur gjithsej 13 aksidente katër më shumë se nga periudha respektive e vitit të kaluar.
  4. Për periudhën 01 Janar- 30 Qershor 2016 institucioni i ISHTI  ka arkëtuar  601.439 lekë

 

Për periudhën 01 Janar- 30 Qershor 2016 janë rregjistruar gjobat e vitit 2016 me një vlerë të arkëtuar prej  15.670.000 lekë.

Gjatë muajit Janar-Qeshor janë ndjekur gjithësej 133 procese gjyqësore.

Prej të cilave,

  1. 49 janë në proces
  2. 70 janë fituar
  3. 14 janë humbur dhe kanë nisur proçedurat e ankimimit.

 

Gjoba të vjelura për periudhën Janar-Qershor 2016 është  15.670.000 lekë

Gjoba të vjelura për periudhën Janar-Qershor 2015 është    100.000 lekë

Diferenca me të njëtën periudhë të vitit të kaluar është 15.570.000 lekë më shumë.

Numri gjobave të vendosura për periudhën Janar-Qeshor 2016 janë 224 në një vlerë prej 130.550.000 lekë

Numri i gjobave të vendosura  për vitin 2015 janë 130 gjoba, me një vlerë prej 182.620.000 lekë.

Ndërkaq ISHTI vijon me intensitet por treguesit e deritanishëm të punës të çdo drejtorie janë një premisë për arrtijen e rezultateve  të mira dhe për realizimin e treguesve të pritshëm për gjithë vitin.

Kontakt