Aplikime/Shërbime

SI JU MBESHTESIM

Një portofol i plotë i shërbimeve tona të testimit verifikojnë se produktet tuaja janë të sigurta dhe në përputhje me specifikimet. Shërbimet tona këshillimore dhe inspektuese ju mundësojnë të përmbushni kërkesat rregullatore, që prodhimet tuaja të jenë në përputhje me standardet dhe qasjen në tregjet ndërkombëtare.

ZGJIDHJET NË TË GJITHË ZINXHIRIN E FURNIZIMIT

Shërbimet tona të mbulojnë të gjithë zinxhirin e vlerave të produkteve të konsumit – nga prodhimi, transporti, magazimi dhe tregtimi – për të ndihmuar në marrjen e vendimeve të cilësisë dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

NË GJURMË EUROPIANE DHE GLOBALE
Laboratorët dhe zyrat tona janë të vendosura në afërsi të terminaleve detare dhe në pikat më të nxehta të tregut, veçanërisht në zonën Tiranë – Durrës.

Ekspertiza specifike na mundëson që të kryejme testimin e nënprodukteve të naftës dhe artikujve të tjerë industrial, të cilat zënë peshën kryesore në segmentet e produkteve të konsumit.

NJË PARTNER I AKREDITUAR

Kompetenca profesionale me specialistë të licencuar, lista gjithpërfshirëse e akreditimeve të analizave laboratorike, ju lejojnë të përfitoni nga një partner i provuar, vlerësimet dhe çertifikatat e të cilave njihen dhe respektohen. Duke ofruar një prani unike të fortë gjatë gjithë ciklit të punës të një aseti, ne ofrojmë shërbime me vlerë të shtuar të orientuara drejt zgjidhjes.

Dokumentat që duhen për aplikimin për Vërtetim Teknik për miratimin e projektit, skemës dhe kartës teknologjike për rafineritë e përpunimit të naftës bruto, impiantet e përpunimit të nënprodukteve të naftës pranë Drejtorisë së Inspektimit të Naftës dhe Gazit (DING):

Dhënia e Vërtetimit Teknik bëhet në bazë të procedurave të mëposhtme:

Subjekti paraqet pranë ISHTI, kërkesën për marrjen e vertetimit teknik, për miratimin e projektit, skemës dhe kartës teknologjike për rafineritë e përpunimit të naftës bruto, impiantet e përpunimit të nënprodukteve të naftës.

Dokumentat që duhet të shoqërojnë kërkesën janë:

Ekstrakti i QKR —së.

Vërtetimi i pronësisë ose kontrata e marrjes me qira të instalimeve teknologjike, depozitave, magazinës së vajrave që do të përdorë subjekti. Afati i kontratës të qirasë të jetë jo më i vogël së afati i vlefshmërisë së Vërtetimit Teknik.
Leje përdorimit të objektit lëshuar nga organi përgjegjës për qëllimin për të cilin lëshohet vërtetimi teknik.
Projekti Teknologjik i pajisur me vërtetimin e përputhshmërisë se miratuar nga një organ i miratuar i vlerësimit të konformitetit, i miratuar për inspektimin e projekteve teknike e teknologjike dhe lëshimin e vërtetimit të përputhshmërisë në përputhje me dispozitat e ligjit 3212016 “Për sigurinë e punës së pajisjeve dhe instalimeve nën presion”.
Vërtetimi për kalibrimin e depozitave nga organet e metrologjisë dhe kalibrimit.
Projektin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi i miratuar nga institucioni përgjegjës publik për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi.
lejen përkatëse mjedisore për ushtrimin e veprimtarisë.
Vërtetimi i pronësisë ose kontrata e marrjes me qira të sheshit të ndërtimit.
Karakteristikat fiziko – kimike të lëndës së parë dhe nënproduktet e përfituar nga përpunimi.
Projekti Teknologjik i detajuar, i hartuar nga persona fizikë apo juridik të licencuar sipas fushës përkatëse.
Karta teknologjike me parametrat e projektuar të saj, e miratuar nga një organ i miratuar i vlerësimit të konformitetit për certifikim të kartave teknologjike.
Skema tekniko – teknologjike e funksionimit të instalimit.
Bilanci material dhe normativat e konsumit të lëndëve ndihmëse dhe reagjentëve.
Standardet e nënprodukteve që do të prodhohen.
Certifikatat e konformitetit për secilin nga produktet pajisjet, instalimet që kanë detyrimin e kryerjes së inspektimeve teknike periodike, në përputhje me rregullat dhe rregulloret teknike në fuqi. Certifikata e konformitetit duhet të paraqitet edhe për rastet kur aplikohen dispozitat e pikës 2 të nenit 9 të Ligjit 32/2016.
Projektin e çertifikuar të mbrojtjes katodike të këtyre instalimeve, si dhe çertifikatën e konformitetit të sistemit të mbrojtjes katodike.
Dokumentacionin i cili provon se punonjësit që kryejnë punë pranë këtyre instalimeve janë të pajisur me çertifikatat e dëshmive të aftësisë profesionale, sipas përcaktimeve të ligjit 3272016 dhe akteve ligjore në zbatim të tij.
Dokumentacioni i cili provon kryerjen sipas programit të mirëmbajtjes dhe pastrimit të instalimeve dhe sistemeve depozituese, sipas përcaktimeve të pikës 2 të Kreut III të VKM 491, datë 19.07.2017 “Për përcaktimin e rregullave, të kushteve teknike dhe normave të mirëmbajtjes së instalimeve nën presion, që sherbejn për përpunimin, transportimin, depozitimin dhe tregtimin e naftës gazit dhe nënprodukteve të tyre”. Kjo pikë është e aplikueshme nga viti i dyte i hyrjes në fuqi të kësaj rregullore.
Dokumentin që provon regjistrimin e pajisjeve, instalimeve, makinerive dhe çdo lloj produkti, pajisje instalimi i cili ka detyrimin e regjistrimit në përputhje me rregullat teknike dhe legjislacionin në fuqi pranë strukturës përgjegjëse.
Për rinovimin vjetor të Vërtetimit Teknik, subjekti paraqet kërkesën të shoqëruar me dokumentacionin përkatës për çdo ndryshim të mundshëm të kushteve fillestare mbi të cilat është dhënë vërtetimi teknik, si dhe për secilin rast dhe siguracionin e vlefshëm për dëmet që mund të shkaktohen palëve të treta nga ushtrimi i aktivitetit.

Procedura për miratim projekti

Sherbimet për të tretë që ofron DIPNP, tarifat, dokumentacioni dhe proçedura:

Mbi shërbimet që ofron DIPNP

Kontakt